17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBegaj e uroi në anglisht, Presidentja maqedonase i përgjigjet në shqip: Çelësi...

Begaj e uroi në anglisht, Presidentja maqedonase i përgjigjet në shqip: Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në…

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për urimin e tij lidhur me zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Ajo që bie në sy është fakti se Gordana Siljanovska Davkova, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, komunikon shqip me Presidentin Begaj.

Pak orë pasi ky i fundit uroi Zonjën Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen në krye të shtetit me anë të një postimi në platformën X, Presidentja e Maqedonisë së veriut reagoi në shqip.

Ajo ftoi Presidentin e Shqipërisë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

“I nderuar President Begaj. Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal.

Ju ftoj së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare si dhe në integrimin tonë evropian”, kështu shkruan Presidentja e Maqedonisë së Veriut në përgjigje te urimit në anglisht të Presidentit Begaj.

https://media.oranews.tv/oranews.tv/media3/-640-0-pres-1715284723.jpg

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments