Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka prezantuar përmes një video se çfarë do të thotë slogani “mamirë”.
Në këtë video flasin disa qytetarë të cilët tregojnë se çfarë do të thotë më mirë.“Për të gjithë ne, për familjet tona, për Kosovën, çfarë do të thotë #MaMirë? Ju ftoj t’i dëgjoni zërat dhe shpresat e qytetarëve, të cilët e dëshirojnë një të ardhme më të mirë në vendin tonë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.