12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBE po shpërndanë bileta falas për udhëtime me tren nëpër Evropë, edhe...

BE po shpërndanë bileta falas për udhëtime me tren nëpër Evropë, edhe Maqedonia e Veriut në listë

Komisioni Evropian sërish ka shpallur dhurimin e biletave falas për udhëtime me tren për të rinjtë e vendeve evropiane.

Të gjithë të lindurit midis 1 korrikut 2005 dhe 30 qershorit 2006 mund të aplikojnë për një nga 35,500 biletat e DiscoverEU.

Fituesit e biletës do të udhëtojnë falas nëpër Evropë deri në 30 ditë. Nëse dëshironi një nga biletat, duhet t’i përgjigjeni një kuizi për Bashkimin Evropian. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga Bashkimi Evropian, si dhe nga shtetet që janë pjesë e Erasmus+ si Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia, përcjell INA.

Një numër i ndryshëm biletash janë në dispozicion për vende të veçanta.

Fituesit me fat që fitojnë biletën mund ta përdorin atë nga 1 korriku 2024 deri më 30 shtator 2025 për një udhëtim deri në 30 ditë në Evropë. Me biletë, ata marrin zbritje edhe në transportin publik ose në objekte kulturore. Personat me nevoja të veçanta do të kenë mbështetje gjatë udhëtimeve të tyre.

Programi ekziston që nga viti 2018. Që atëherë, më shumë se një milion aplikantë kanë aplikuar për 284,000 biletat e disponueshme. Rreth 72 për qind e tyre thanë se ishte hera e parë që udhëtonin me tren jashtë vendit të tyre të banimit. Secili i ri që dëshiron të marrë pjesë në kuiz kliko këtu DiscoverEU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments