BE mbyll kufijtë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe 3 shteteve të tjera

56

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë nga listat e vendeve të sigurta tre nga katër Shtetet shqipfolëse duke lënë ende vetëm Shqipërinë. Ditën e hënë, BE do të njoftojë vendimin për të hequr nga lista e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht, gjithsej 6 vende. Mes tyre janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Libani, raporton noa.al.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e Brukselit, këto gjashtë shtete kanë raportuar për rritje të numrit ditor të personave të prekur nga pandemia botërore Kovid-19. Në këto kushte, thotë relacioni, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të rivendosin masat kufizuese për udhëtarët e këtyre 6 vendeve. Sipas vendimit, ndalohet hyrja për udhëtarët nga këto shtete, përveçse në rastet kur ato janë për arsye të veçanta. Lista rishikohet çdo dy javë, por jo çdo shtet anëtar i BE-së është i detyruar t’a zbatojë.