BILALL KASAMI, IDEATOR, POROSITËS DHE EKZEKUTOR I VJEDHJES MË TË MADHE TË PRONËS PUBLIKE NË TETOVË?
Në të ashtuquajturin “debat publik” për Studimin e Fizibilitetit, vetë autori, prof. Rametulla Ferati, nuk u paraqit për t’i mbrojtur llogaritjet dhe për t’iu përgjigjur vërejtjeve. Ndërkohë, Bilall Kasami deklaron se projekti do të vazhdojë!
Atëherë, për çfarë shërbeu debati? Për t’i dëgjuar qytetarët apo për t’i vënë vulën një projekti që pushteti ka vendosur ta shtyjë përpara?
Nuk ka më kushte për debat! Ne kemi denoncuar atë që e konsiderojmë një skemë për vjedhjen e mbi 10 milionë eurove të pronës publike dhe parave të tetovarëve. Mungesa e autorit nuk i zgjidh mospërputhjet e studimit. Përkundrazi, i lë pyetjet pa përgjigje dhe vë dyshim për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
.Një mesazh për 16 këshilltarët. Mendohuni mirë përpara se të votoni. Mos u shndërroni në makineri votuese të Bilall Kasamit! Çdo votë ka emër dhe mbiemër. Përgjegjësia politike për një vendim të dëmshëm nuk zhduket pas arsyetimit “kështu vendosi shumica”. Secili do të duhet t’u shpjegojë qytetarëve por edhe organeve të drejtësisë pse e mbështeti këtë projeket që në vete është vetëm një PLAN PËR VJEDHJE.
Pushteti kalon. Turpi mbetet!
Si subjekt politik, u bëjmë thirrje qytetarëve, intelektualëve, profesionistëve dhe të gjithë atyre që ia duan të mirën Tetovës, të ngrejmë zërin! Kërkoni, përgjigjësi dhe transparencë. Mos lejoni që prona e përbashkët të trajtohet si mundësi pasurimi për një grup individësh.
DO TA BËJMË TË PAMUNDURËN QË KJO PRONË TË MOS VIDHET!
Ashtu siç u vodhën Monopoli, parkingu te Tregu i Gjelbër dhe shumë parcela të tjera që ishin pronë e tetovarëve e sot janë në duart e mafies urbane, përmes provizioneve milionëshe në llogari të Bilall Kasamit dhe njerëzve të afërt me të.
