10.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: Nuk shantazhojmë, kërkojmë barazi, VMRO-DPMNE ta kapërcejë vetveten

BDI: Nuk shantazhojmë, kërkojmë barazi, VMRO-DPMNE ta kapërcejë vetveten

Nga BDI përmes një kumtese kërkojnë nga VMRO-DPMNE që të mbështes idenë për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, me shumicë prej 2/3. Integristët thonë se sipas tyre, kandidat adekuat për president është kandidati i tyre, Bujar Osmani.

“Bashkimi Demokratik për Integrim beson se VMRO-DPMNE vazhdon ta perceptojë barazinë në shoqëri si shantazh. VMRO DPMNE fatkeqësisht i refuzon idetë progresive për shkak të ngecjes në mendjen konservatore të dominimit të imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët. Kërkojmë nga VMRO DPMNE të kapërcejë vetveten, të pranojë barazinë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë të deklarohet kundër Rusisë, për Evropën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-Putiniste të kandidates së tyre ruso-nostalgjike Gordana Davkova, të mundur dikur”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments