7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

“Mickoski dhe VMRO edhe publikisht kërkon një Maqedoni pa shqiptarët. Madje, hapur ju bën thirrje të gjithë maqedonasve të bashkohen kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së”, theksoi BDI.

Sipas saj, në tubimin e Kratovës, Mickovski kërkoi bashkimin e të gjithë maqedonasve me qëllim që shqiptarët të mos marrin asnjë deputet në Zonën 3 zgjedhore.

“Vokabolari i Mickoskit nuk është vetëm kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe kundër Marrëveshjes kornizë së Ohrit, konkretisht kërkon rikthimin e shtetit para 23 viteve.

BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nacionalist dhe antievropian të VRMO-së, e cila duke e ndjerë humbjen më 24 prill dhe më 8 maj, po nxit urrejtjen ndëretnike dhe antieuropiane në Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht, e përkujtojmë Mickoskin se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e NATO-s me kryeministër Talat Xhaferin, ndërsa President do të jetë kryediplomati më i suksesshëm deri më tani, dr.Bujar Osmani. Ftojmë opozitën shqiptare t’i thirrin mendjes dhe të mos bëhen vegël e agjendave ruse që po proklamon VMRO dhe tellallët e tyre”, theksoi BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments