9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBashkëveprimtari i Ali Ahmetit e heshti BDI-në

Bashkëveprimtari i Ali Ahmetit e heshti BDI-në

Akuzat e rënda të nipit të Ali Ahmetit, Fatmir Limani e kanë heshtur BDI-në. Edhe pas përpjekjeve të vazhdueshme për dy ditë të TV ASLAT, për të kontaktuar me përfaqësues të BDI-së, askush nuk ishte i gatshëm të që komentojë akuzat për keqpërdorimet e funksionarëve të BDI-së, por edhe për siç thotë Limani, veprimet e gabuara brenda partiake të Ali Ahmetit. I pakapshëm ishte edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndaj të cilit, Limani, adresoi njësër akuzash ndërsa paralajmëroi edhe kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar komune.

Trishtuese është se shkollat fillore shkatërrohen dhe mësimet shënojnë rritje në kuptimin e asaj se në gjimnaz rritja e fenomeneve të përdoruesve të drogës dhe alkoolit kalojnë në mbi 60%, punësimi i mësimdhënësve pa asnjë lloj kriteri dhe të padiplomuar është gjithnjë e në rritje, korrupsioni, vjedhjet, përvetësimi i pronave publike, reketimi, kriminaliteti në të gjitha fushat ska kufi e ska të ndalur”-tha Fatmir Limani,  kandidat i pavarur për Kërçovën (18.03.2021).

Në shenjë pakënaqësie me politike e BDI-së Limani njoftoi dorëheqjen edhe nga puna në Elem ndërsa doli në mbrojtje të Izet Mexhetit i cili kohët e fundit kishte drejtuar akuza ndaj zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Fatmir Limani akuzoi kreun e BDI-së edhe për fillimin e shkrirjes së partisë në LSDM.

Edhe para disa ditësh u shpreha. Ali Ahmeti, reflekto dhe mos e digj jorganin për një plesht, mos e humb Izet Mexhitin sepse dërgon me vetëdije BDI-në në histori. Edhe kjo porosi hasi në vesh të shurdhër. Me një fjalë subjekti i BDI-së është nisur drejt bashkim – shkrirjes me LSDM-në, koncept i cili në këtë vend nuk do të përbihet edhe për 1000 vitet e ardhshme”-pohoi Fatmir Limani,  kandidat i pavarur për Kërçovën (18.03.2021).

Fatmir Limani përveç si familjar, njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushte i Ali Ametit. Limani në vitin 1998 ishte dënuar me 10 vjet burg në akuzën për terrorizëm, respektivisht shpërthimet në disa stacione policore në vitet 1997-1998. Babi i tij Beqir Limani ishte vrarë nga policia gjatë bastisjes së shtëpinë e tij në Kërçovë, në kërkim të Fatmir Limanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments