Real Madridi të shtunën mbrëma u kurorëzua me titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në ”Wembley”, Reali shënoi fitore ndaj Borusia Dortmundit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Dani Carvajal shënoi golin e epërsisë në minutën e 74-të, derisa nëntë minuta më vonë, Vinicius JR vulosi fitoren dhe titullin e kampionit.
E pas këtij suksesi, Real Madridin e ka uruar edhe klubi i Barcelonës.“Urime Real Madridit për titullin e Ligës së Kampionëve”, thuhet në shkrimin e Barcelonës në Twitter.
