19.2 C
Tetovo
E enjte, 30 Maj, 2024
BallinaSportBarcelona ia uron titullin e La Ligas Realit

Barcelona ia uron titullin e La Ligas Realit

Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligas.

“Los Blancos” shënuan fitore 3:0 ndaj Cadizit më herët sot, kurse humbja 4:2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të fitojnë titullin e kampionit.

E titullin e kampionit të La Ligas Real Madridit ia uroi edhe FC Barcelona.

“Urime Real Madridit për fitimin e titullit të ligës:”, thuhej në postimin e tyre në Twitter.

Ky është titulli i 36-të i kampionit për Real Madridin që prin me më së shumti trofe të fituar.

Pas tyre është Barcelona me 27 sosh, e ndjekur nga Atletico Madridi me 11.

Në pesë vitet e fundit, Real Madridi e ka fituar tri herë titullin e kampionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments