7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBanka Popullore e RMV-së / Borxhi i jashtëm neto i zvogëluar me...

Banka Popullore e RMV-së / Borxhi i jashtëm neto i zvogëluar me 95 milion euro

Në fund të tremujorit të parë të 2021, borxhi i jashtëm neto arriti në 3,297 milion euro ose 28,4 përqind të PBB-së, që është një rënie tremujore prej 95 milion euro, njoftoi Banka Popullore.

Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat ka ende një peshë më të madhe në totalin e borxhit neto, 61 përqind.

Sipas Banka Popullore, borxhi i jashtëm bruto arriti në 9,833 milion euro ose 84.8 përqind e PBB-së, që është një rritje tremujore prej 1,203 milion euro, ndërsa pretendimet e jashtme bruto arritën në 6,537 milion euro ose 56,4 përqind të PBB-së dhe u rritën me 1,298 milion euro .Pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare (IIP) arriti në 6,985 milion Euro ose 60.2 përqind të PBB-së së parashikuar për 2021 dhe u ul me 35 milion EUR mbi bazë tremujore. Për sa i përket strukturës së IIP neto, shumica ose 83 përqind janë detyrime neto të bazuara në investime direkte, kryesisht të bazuara në kapitalin neto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments