ytetarëve të Tetovës.
Kërkesa jonë ishte e qartë. Propozim-vendimi për emërtimin dhe riemërtimin e 67 rrugëve dhe të Sheshit të Tetovës të vendosej si PIKË E PARË e rendit të ditës.
Kjo kërkesë si e tillë nuk u pranua![]()
Qëllimi është i qartë, seanca e sotme të lihet në gjysëm, propozimi ynë të mos vijë deri në votim, që nesër, në seancën e dytë të Komisionit për emërtimin e rrugëve, VMRO-VLEN t’i vendosin pazaret e tyre politike mbi vullnetin e “shfuqizuar” të qytetarëve të Tetovës.
Ne nuk pranojmë kompromise dhe pazare kur bëhet fjalë për Tetovën, dinjitetin, historinë dhe identitetin tonë!
Këshilli komunal i Tetovës duhet ta zgjidh problemin e krijuar jo të shpërbëhet. Duhet të “shpërbëhet” mentaliteti Titist në komunën e Tetovës dhe kryetari i komunës së Tetovës të japë dorëheqje, për shkak të paaftësisë për të zgjidhur problemet e qytetit.
