3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAvokati Spartak Ngjela:“Çfarë fiton që çirret kundër Yuri Kim…?” Sali Berisha në...

Avokati Spartak Ngjela:“Çfarë fiton që çirret kundër Yuri Kim…?” Sali Berisha në delir, mendon se po “tremb” Amerikën.

vokati Spartak Ngjela e quan ish-kryeministrin Sali Berisha një delirant që ka hyrë në rrjedhën e Enver Hoxhës. Por, në ndryshim nga diktatori, shkruan Ngjela, ish-lideri i demokratëve po sulmon vetëm ambasadoren Yuri Kim, dhe jo SHBA-në.

Avokati shton se duke “goditur” diplomaten, Berisha beson se po tremb Amerikën.

Postimi:

Mjeranët e paguar nga Moska dhe Beogradi jo vetëm që lodhen kot, por edhe po shkojnë me vrap drejt rrezikut. Edhe mediat mjerane, po ashtu…
Nuk mund t’i shpëtojnë dot reformës antikorrupsion.
Një varg i bukur i Homerit nga Uliski i tij është ky:
“Ku shkoni o të mjerë! Pse rendni me vrap për të vdekur”?

Më qesharaku në këtë valle morti që po e hedhin të korruptuarit e Shqipërisë, është Saliu.
Ai po flet sikur të jetë kryetar i këtij shteti, sepse e ka humbur sensin e kohës. Por kjo në fakt, është gjithmonë psikika e të rrezikuarit nga akuza penale: ai i humbet të dy senset: edhe sensin e kohës, edhe sensin e pozicionit të tij politik.
Dhe tani ai ka hyrë në rrjedhën e Enver Hoxhës, se edhe ai e kishte humbur orientimin në kohë dhe në hapësirë, dhe i dukej sikur me fjalët e tij boshe, po ‘shkatërronte’ Amerikën. Por Hoxhës nuk i ndodhte dot gjë, sepse e kishte izoluar Shqipërinë dhe, gjendjen brenda vendit, e shtypte me terrorin e Sigurimit të Shtetit, policisë së tij famëkeqe sekrete.

ll.
Po ky deliranti ynë që quhet Sali: ku e gjen mbështetjen që në delir replikohet me Uashingtonin?!

Askund. Veç tek endërrat e tij dhe te klithmat që i duket se po kërcënon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Por, ndryshe nga Enveri, ky vetëm ambasadoren godet, dhe jo Amerikën. Sepse nuk e ka Shqipërinë të izoluar si pashallëk dhe të jetë pashai i saj, por nuk është në pushtet dhe nuk e ka as Sigurimin e Shtetit, por as edhe SHIK-un si vegla terrori.
Por, çfarë fiton që bërtet e shan e klith me çjerrmë përditë? Asgjë, vetëm i jep forcë vetes dhe mendon se me çjerrmën e tij të zvargur, në delir mendon se po “tremb” Amerikën. Prandaj, në delir Saliu qesh, sepse, gjatë fjalës që çirret kundër ambasadores Yuri Kim, e beson se po tremb Amerikën. Por, sapo mbaron çjerrmën e tij, humbet dhe nuk e di fare ku është se e pushton frika, dhe këtë ia tregon qartë fytyra e rënë dhe e rreshket që i sjell frika deri te fjalimi me çjerrmë i ditës tjetër…
Komedi e pashembullt është kjo që po shohim. Por nuk se ka kaluar kot.

lll.
Sepse…
Në lidhje me këtë metamorfozë qesharake të Sali Berishës, një miku im po shkruan për Saliun triologjinë me tituj: Mbreti i Kurorëzuar, Mbreti i Shkurorëzuar dhe Mbreti Lakuriq; që mendohet se do ta hedhë në botim muajin tjetër. Në fakt këto janë tri kohët e Saliut.
“Shpejto!”, thashë unë kur ma tregoi, “se po e morrën Saliun, komedia jote e humbet vlerën”.
“Do të mundohem, më tha, se tani jam te Mbreti Lakuriq, ku të gjithë oborrtarët e Mbretit, pasi i thonë atij se je shumë mirë, i brohorasin edhe për fjalimet delirante. Dhe Mbreti gëzohet, se i largohet realitetit, domethënë frikës së tij.

“E paske kapur bukur, i thashë, shpejto”, dhe ai qeshi e më tha:
“E kanë thënë filozofët e mëdhenj: historia, që një herë është shfaqur si tragjedi, kur përsëritet, ajo vjen e shfaqet si komedi.
“Si Mbreti Lakuriq?” E pyeta unë.
“Po, më tha shkrimtari: ajo shkon, nga tragjedia e krimit Hoxha, te komedia Berisha që gjithsesi edhe kjo i ka dëmtuar shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments