11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaRaundi i dytë i zgjedhjeve në Francë / Macron apo Le Pen? 

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë / Macron apo Le Pen? 

Qytetarët franceze i drejtohen qendrave të votimit

Bota i ka kthyer sytë nga Franca. Për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale francezët sërish duhet të zgjedhin mes Presidentit Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00. Parashikimet për fituesin pritet të dalin sapo të mbyllen qendrat e votimit.

Sondazhet e opinionit  nxjerrin favorit Macron me një epërsi të lehtë .Analistët vënë në dukje   se pavarësisht përpjekjeve të Le Pen për të zbutur imazhin e saj  ajo sërish mbetet e papëlqyeshme për shumë qytetarë francezë .

Por një fitore surprizë  e  saj nuk mund të përjashtohet plotësisht, duke pasur parasysh numrin e lartë të votuesve që kanë qenë të pavendosur ose jo të sigurt nëse do të votonin.

Macron është përpjekur  të prezantohet  në këto zgjedhje si burrë shteti, njohës i fakteve dhe lokomotivë e BE. Ndërsa Le Pen ka kërkuar t’i bëjë për vete qytetarët e pakënaqur duke u kujtuar  atyre “Francën e dikurshme të mirë” dhe sovranitetin. Ajo ka  sulmuar  BE dhe gratë me shami , të cilën do ta ndalojë në hapësirën publike. linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments