4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionAvokati Spartak Ngjela: Në Shqipëri s’ka më forcë Moska, kjo është zonë...

Avokati Spartak Ngjela: Në Shqipëri s’ka më forcë Moska, kjo është zonë amerikane

Analisti Spartak Ngjela, një njëvjetorin e zgjedhjeve parlamentare, ka folur mbi gjendjen politike në Shqipëri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në Shqipëri nuk ka më forcë Moska, pasi që kjo është një zonë amerikane.

“Ukraina u tregoi të korruptuarve shqiptarë që po presin procesin penal kundër tyre në Tiranë, se Moska është pa para dhe pa forcë. Amerikanët po tallen, ndërsa aeroplanmbajtësja Truman, po vjen sërish në Adriatik”, ka shkruar ai.

Në Shqipëri nuk ka më forcë as Brogradi as Moska.

Kjo është zonë amerikane. Vetëm të korruptuarit kanë shpresë ende te Moska, kur kjo nuk po del dot nga Ukraina. Për të qeshur është, por këta të korruptuar nuk kanë kapacitet mendor.

Të gjithë këta e dinin Rusinë superfuqi me potencë të lartë.

Ukraina u tregoi të korruptuarve shqiptarë që po presin procesin penal kundër tyre në Tiranë, se Moska është pa para dhe pa forcë.

Amerikanët po tallen, ndërsa aeroplanmbajtësja Truman, po vjen sërish në Adriatik.

Më qesharakë janë gazetarët pro-rusë në Tiranë. Kurse Saliu kërkon peticion kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments