7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeAvokati i popullit me linjë telefonike pa pagesë për paraqitje të shkeljes...

Avokati i popullit me linjë telefonike pa pagesë për paraqitje të shkeljes së të drejtës zgjedhore

Në zyrën e Avokatit të popullit, pasnesër prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç kumtoi sot Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyren kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Sjtëpisë përkujtimore të[ Nënë Terezës).

Gjithashtu, në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale: Strumicë në nr. e tel. (034)329-996,  Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir  në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip  në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488.Avokati i popullit paralajmëron se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cialt, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrijtje qytetarëve nër ealizimin e të drejtës së tyre të garantuar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments