BallinaLajmeAutostradat Bllacë – Shkup dhe Tetovë – Prizren, pjesë e bisedës ndërmjet...

Autostradat Bllacë – Shkup dhe Tetovë – Prizren, pjesë e bisedës ndërmjet presidenteve së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkovka u takua me homologen nga Republika e Kosovës, Albulena Haxhiu. Në këtë takim u diskutua edhe për dy autostradat që lidhin dy shtetet, transmeton Portalb.mk.

“Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe projekteve infrastrukturore që lidhin drejtpërdrejt dy vendet, përfshirë autostradën Bllacë-Shkup dhe projektin e tunelit Tetovë-Prizren, si projekte me rëndësi për lëvizjen e qytetarëve, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik”, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.

Haxhiu kërkoi mbështetje të për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe atë drejt NATO-s, ndërkohë u theksua nevoja për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.

Presidentja Siljanovsks – Davkova e vlerësoi zbatimin e kontrollit kufitar ndërmjet dy shteteve, ndërkohë e përgëzoi Kosovën për realizimin e zgjedhjeve parlamentare me sukses.

Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill të vitit 2025-të kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve. Më 28 maj të vitit 2025-të u përurua pika e dytë e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe RMV-së.

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, më 8 qershor premtoi se punimet e rrugës Shkup – Bllacë do të rifillojnë në muajin qershor ose korrik.

Derisa tenderi për rrugën Tetovë – Prizren në nivel qendror po zvarritet në RMV, në terren ka filluar ndërtimi i rrugës lokale në Malësi të Tetovës, e cila më pas do lidhet me rrugën midis dy shteteve dhe tunelin i cili pritet të ndërtohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments