6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAsnjë vendim nga mbledhja e mbrëmshme e kryesisë së Alternativës

Asnjë vendim nga mbledhja e mbrëmshme e kryesisë së Alternativës

Alternativa nuk ka sjellë asnjë vendim në takimin e mbrëmshëm të kryesisë së ngushtë. Nga kjo parti thonë se ditët në vijim, organet e partisë do të diskutojnë për rezultatet e zgjedhjeve lokale si dhe për aktualitetet tjera në skenën politike, e më pas do të njoftojnë për qëndrimin e tyre. Por shtojnë se brenda kësaj jave nuk do të ketë asnjë vendim konkret. Nga Alternativa thonë se gjithçka tjetër që flitet në opinion janë spekulime por edhe tentativa për të bërë presion ndaj partisë Ndërsa Alsat mëson se që nga përfundimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve, në organet e partisë në Alternativa  ka pakënaqësi të shkaktuara nga rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale, posaçërisht në komunat në rrethin e Shkupit, në Kumanovë dhe Likovë. Për këto arsye edhe nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe çështja e përgjegjësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments