ASH: Shumë anomali në sistemin elektronik të regjistrimit

50

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me disa vërejtje në lidhje me procesin e regjistrimit të diasporës, transmeton Alsat. Ata kërkojnë përgjigje nga Enti Shtetërorë i Statistikave për disa probleme që janë shfaqur në sistemin elektronik të regjistrimit.- Advertisment –

“Jemi dëshmitarë se gati çdo ditë paraqitet nga një ose me shumë anomali dhe pengesa për të cilat njoftohemi drejt për së drejti nga diaspora. Mangësitë janë të shumta dhe Enti i Statistikës ende nuk ka dalë me sqarime se kur mund të presim zgjidhje të anomalive, ndërkohe qe regjistrimi është duke vijuar. Shqetësues është fakti që kohëzgjatja e regjistrimit është një proces shumë i komplikuar dhe problemet e sistemit ndikojnë ne demotivimin e qytetarëve tanë për tu regjistruar”, tha Bujare Abazi, nënkryetare ASH-së.