4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeASH: Nuk janë tetovarët të pistë, po ju s’keni haber si udhëhiqet...

ASH: Nuk janë tetovarët të pistë, po ju s’keni haber si udhëhiqet komuna

Zonjës Arifi, kryetares më të dobët në historinë e Tetovës, dje ju paska kujtuar të merret me deponitë nëpër qytet. Për të mbuluar paaftësinë e vet për këto deponi dhe erën e qelbur që ka mbuluar Tetovën gjatë mandatit të saj, ajo përmes rrjeteve sociale paturpësisht njëherë akuzoi organizatat joqeveritare, pastaj gjithë qytetarët se janë të papastër dhe nuk dinë ku të hudhin mbeturinat, ndërsa më vonë bëri thirrje që po këta qytetarë të pistë të lajmërojnë komunën se ku ndodhen këto deponi.

Zonja Arifi, tetovarët nuk janë njerëz të pistë siç po i quani, po ju nuk keni haber si udhëhiqet një komunë.

Për të mirën e qytetit, ja ne si ASH po ju japim ca këshilla për këto dy muajt e fundit sa ju kanë mbetur deri në pension:

1. Nuk ju duhet matematikan në kabinet, por të paktën keni një këshilltar që di të numërojë. Deponitë krijohen sepse NUK KA KONTENJERË TË MJAFTUESHËM. Kjo ka qenë e vërtetë qysh para tetë vitesh; mos e mbuloni paaftësinë tuaj duke kërkuar pisllëk te të tjerët.

2. Leni pak ndërtesat, bizneset dhe Daka Davidoviçin e Jellakut dhe kujtoni punonjësit e NKP, të cilët i leni pa rroga me muaj të tërë.

3. S’ka nevojë të ju informojnë qytetarët, është puna juaj të dini ku ka deponi. Sa për informatë deponi ka në çdo cep. Këtë do t’a dinit sikur të kalonit ndonjëherë nëpër mëhallat e qytetit dhe jo vetëm një herë në katër vite kur ju duhen vota.

Për fund ju themi, tregoni pak respekt për tetovarët sepse vetëm në kurriz të tyre arritët të ngriheni në politikë. Mos vazhdoni traditën e ofendimeve të tetovarëve sapo ndjeni erën e humbjes, siç bëri paraardhësi juaj kur na dëshiroi ujë të helmuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments