9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeASH: Kryeparlamentari Xhaferi tenton të ngulfat zërin e opozitës shqiptare

ASH: Kryeparlamentari Xhaferi tenton të ngulfat zërin e opozitës shqiptare

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar duke thënë se në mbledhjen e sotme të  Kuvendit të RMV-së kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk i ka futur në rend dite propzimet e kësaj partie, Talat Xhaferi po ngulfat zërin e opozitës shqiptare.Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e sotme parlamentare ka bërë disa skandale të njëpasnjëshme. Fillimisht nuk i ka futur në rend dite dy propozim ligjet e Aleancës për Shqiptarët, atë për arsim fillor dhe të mesëm dhe ligjin për lojrat e fatit. Nga ana tjetër në mënyrë të menjëhershme  ka përfshirë propozime të shumicës të cilat janë dorëzuar shumë më vonë se propozimet e ASH-së.Për këtë shkak kordinatorja, Ilire Dauti, kërkoi ndërhyrje procedurale gjatë diskutimit për rendin e ditës, por edhe pse rregullorja i jep këtë të drejtë kordinatores, Xhaferi nuk i dha fjalë, por tentoi që fjalë ti jep ministres për Punë dhe Politikë Sociale.Ashtu siç mundëson Rregullorja, kordinatorja e ASH-së, doli në foltore dhe pas reagimit të deputetëve të opozitës, ministrja ndërpreu fjalën dhe Xhaferi u detyrua të dorëzohet.Kjo nuk është hera e parë, por një nga rastet më skandaloze ku kryeparlamentari tenton të ngulfat zërin e opozitës shqiptare, thuhet në mes tjerash në komuniaktën me shkrim të Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments