3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeASH kërkon kapjen dhe dënimin e të rinjve që me maska sulmuan...

ASH kërkon kapjen dhe dënimin e të rinjve që me maska sulmuan disa shqiptarë në Kumanovë

Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptarë në Kumanovë, ngjarje që ndodhi para 2 netëve, informon Zhurnal.

Në rrjetet sociale u publikua një video ku shihet se si disa persona të maskuar ndjekin për t’i rrahur disa të rinjë shqiptarë në një lagje të qytetit të Kumanovës.

Nga ASH shprehen se këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve gjatë kohës së regjimit.

“U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panikë te qytetarët e Kumanovës.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për qetësi dhe kujdes maksimal dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kumanovës që mos të bien pre e këtyre provokimeve të cilat mund të jenë të orkestruara dhe kordinuara nga qarqe të ndryshme që nuk ia duan të mirën qytetit dhe qytetarëve të Kumanovës”, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët- Dega Kumanovë./Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments