15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeASH-ja e do Teuta Arifin në garë për Tetovën

ASH-ja e do Teuta Arifin në garë për Tetovën

Tani kur më është shpallur data e zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë nisur edhe me shpalosjen e emrave për të garuar me 17 tetor dhe për të fituar komunat që më pas edhe të nisin përgatitjet e tyre për zgjedhjet parlamentare. ASH-ja e Ziadin Selës ende nuk ka bërë publike emrat e kandidatëve, ku i pari nisi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke garuar edhe për një mandat për të fituar që në raundin e parë përballë siç përflitet Nevzat Bejtës nga radhët e BDI-së. Taravari mbrëmë u shpreh se ka besim absolut që bashkë me shqiptarët e maqedonasait, turqit, egjiptianët, romët apo torbeshët, të ASH-së apo të VMRO-së, të Besës, Alternativës, BDI-së, LSDM-së apo Levicës, muslimanët apo krishterët, ti fitojë zgjedhjet dhe të vazhdojë edhe një mandat si kryetar komune i Gostivarit.

E kur flitet për komuna të mëdhaja, ASH-ja pretendon të fitojë Çairin, Gostivarin dhe Tetovën. Në Tetovë vazhdon lakimi i shumë emrave nga radhët e ASH-së, por ende nuk ka asgjë zyrtare pasi siç thonë nga selia se po kalkulojnë për një fitore bindëse edhe në Tetovë.

“Ne jemi të interesuar që të fitojmë në Tetovën dhe po punojmë për një fitore në raundin e dytë, pasi ka shumë kandidat dhe fitorja në ruandin e parë është e pamundur. Ne si ASH jemi të interesuar që në garë ta kemi kryetarën eaktuale. Tetë vite dështim të Teuta Arifit është një tregues i madh për një fitore bindëse të ASH-së. Cili do kandidat i ASH-së të jetë fitorja është e sigurtë përballë Teuta Arifit. Teuta Arifi do të ngelët në histori si një ndër kryetarët më të korruptuara dhe më e dështuar. Ajo bashkë me stafin e saj do të mbajnë përgjegësi pas 17 tetorit. Nuk mund të lejohet edhe 4 vite Tetova në duar të BDI-së dhe Teuta Arifit. Teuta Arifi jeton në Shkup aty ku nuk ka mbeturina, aty ku gjelbrimi është si në Europë, aty ku ka ujë të pijshim, parkingje, shkolla, spitale, çerdhe moderne dhe gjithçka që i nevojitet një qytetari, ndërsa në Tetovë Teuta Arifi është vetëm për të vjedhur, për ta shkatërruar Tetovën, për t’ia humbur imazhin Tetovës, për ta fundosur Tetovën përballë të tjerëve. Ajo nuk duhet asesi të lejohet që Tetova të ngelët edhe 4 vite. Teuta Arifi për Tetovën ka bërë vetëm një gjë që e ka futur komunën mbi 10 milionë euro borxh.” thotë për Fol njëri nga anëtarët e degës së ASH-së Tetovë. Sipas tij ASH-ja lobon që BDI këto ditë të zyrtarizojë kandidaturën e Teuta Arifit për Tetovën dhe të nis fushata e ASH-së fuqishëm për fitoren madhe pas Gostivarit. I pyetur se pse ASH nuk bën publike emrin e kandidatit të ASH-së për Tetovën, ai u shpreh se pasi të bëhet publike emri i Teuta Arifit nga BDI-ja, ASH-ja dhe lideri Ziadin Sela do të bëjnë publike emrin e kandidatit fitues për Tetovën.
Nga ana tjetër PDSH do të garojë me ish kryetarin e Tetovës, Sadi Bexhetin, BESA me Bilall Kasamin ndërsa partitë maqedonase do të mbështesin kandidatët shqiptar që janë në koalicion.

Ndryshe zgjedhjet lokale 2021 do të mbahen me 17 tetor dhe listat e kandidatëve duhet të dorëzohen nëpër komisionet komunale deri më 11 shtator në ora 24:00. Fushata e zgjedhjeve lokale do të nis 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator./Fol.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments