20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeASH-Bekim Tateshi: Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë...

ASH-Bekim Tateshi: Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar

Bektim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Tateshi thotë se viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Shtoi se pandemia me Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar.

“Viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për banorët e Maqedonisë së Veriut. Pandemia me virusin korona rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar si me të gjithë pasojat e mundshme. Sipas statistikave deri më datën 31 dhjetor 2021 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 225 mijë të sëmurë nga Covid-19 8 mijë të vdekur pra një numër i madh dhe rreth 5 mijë e 300 raste aktive. Ndërsa të vaksinuar janë 39% të popullatës me një dozë dhe për fat të keq vetëm 1.38% me të dy dozat e vaksinës. Të gjitha këto të dhëna e rreshtuan Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve më të rrezikuar në nivel botëror edhe atë në vendin e 5-të në Evropë dhe vendin e 6-të në botë për numrin e të vdekurve në një milion banorë”, tha Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments