Gazeta Express në Maqedoni ka organizuar edhe një tjetër sondazh online në Facebook i cili tuboi mijëra vota brenda 24 orësh.
Kësaj radhe u matën forcat e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët-Alternativa” me Lëvizjen Besa të Bilall Ksamit.
Rezultati përfundimtar ishte në favor të koalicionit, ASH-AAA 55% ndërsa për Lëvizjen Besa 45%, ose 2 mijë e 500 vota për ASH-AAA dhe 2 mijë e 100 vota për Lëvizjen Besa.