8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeIntervistë me kryetarin e LSDM-së, Zaev: Të gatshëm për koalicon me partitë...

Intervistë me kryetarin e LSDM-së, Zaev: Të gatshëm për koalicon me partitë shqiptare (video)

Ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për Tv Globi, ka theksuar se në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar.

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta”, tha Zaev.

I pyetur nëse në këto njësi do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar ai me përgjigje:

“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.

Duke folur për zgjedhjet e 2016-ës, Zaev tha se LSDM në atë cikël zgjedhor ka marrë 32 deri 35 mijë vota shqiptare.

“Presim këto vota t’i konfirmojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se është politikan i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkojë mbështetjen e tyre dhe do të kërkojë edhe koalicione me partitë shqiptare, dhe se sipas tij VMRO-DPMNE, “aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njëjtën gjë”

Zaev: Për herë të parë në zgjedhje do të dalin bashkë parti maqedonase dhe shqiptare

LSDM-së nuk i duhen vota vetëm si numër, nëse ato vota nuk e pasqyrojnë realitetin dhe të ardhmen tonë. Kështu deklaroi në intervistën e tij dhënë për TV Globi kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, i cili prêt që votat shqiptare të 2016-tës në zgjedhjet e 12 prillit të rriten. Ai thotë se këtë luks nuk e ka VMRO-DPMNE pasi me automatizëm do të humbte votat maqedonase. Koncepti “Një shoqëri për të gjithë”, i ka zvogëluar edhe LSDM-së votat maqedonase, shprehet Zaev, por pavarësisht kësaj, ai nuk heq dorë nga ky koncept.

“Për mua nuk ka maqedonas, shqiptar, turq…, për mua ka qytetarë. Ata qytetarë kanë të drejta të barabarta, por gjithsesi edhe përgjegjësi të përbashkët. Unë krenohem me këtë koncpet, pasi kjo është një nga orientimet tona që kemi përpos NATO-s dhe BE-së. Një shoqëri për të gjithë është orientim strategjik”.

Zaev prêt rritje të votave shqiptare pasi planifikon koalicione parazgjedhore me partitë shqiptare. Më së voni javën e radhshme, planifikon të nis në këtë drejtim bisedime me Lëvizjne BESA dhe PDSH-në.

“Me siguri deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës që vjen, do të kemi takime me ata dhe me të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bashkëpunojmë para zgjedhjeve. Për mua kjo përbën vlerë të re, për herë të parë do të dalin bashkë parti politike maqedonase dhe shqiptare edhe pse ne si parti nuk jemi vetëm maqedonase, jemi parti multietnike”.

Zaev tha se LSDM shkon në atë drejtim që në të ardhmen të kenë mbi 20 përqind shqiptar në parti. Prandaj, në zgjedhjet e prillit, në ato njësi zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, në listat për deputetë, do të garojnë me kandidatë shqiptarë.

“Do të ketë në të gjitha njësitë zgjedhore ku ka shqiptarë. Te e treta, e dyta, e para, te e pesta dhe te njësia e gjashtë zgjedhore do të kemi kandidatë shqiptarë. Ata do të rangohen sipas rejtingut të tyre, besueshmërisë së tyre, ashtu siç i zgjedhim maqedonasit, turqit, romët, vllehët, serbët dhe gjithë të tjetrët. E njejta do të vlejë edhe për shqiptarët”.

Zave tha se LSDM në zgjedhjet e 2016-tës ka pasur mes 32 deri 35 mijë vota shqiptar dhe të njejtat prêt të rriten. Ai tha se vendin e ka ofruar në dyertë e Evropës, ndërsa qytetarëve u mbetet nëse do ta dërgojnë Maqedoninë e Veriut në BE me mënyrën sesi dhe cilin do ta votojnë me 12 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments