ASH-AAA: QEVERIA PO BËHET GATI T’I BLEJË MEDIAT ME PARATË E QYTETARËVE

59

Në kohën kur, si pasojë e rritjes së çmimeve qytetarët mezi mbushin barkun me bukë dhe kur ende mungojnë vaksinat për imunizimin e popullatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Ekonomisë, me një tender prej 220.000 eurosh po bëhet gati gjoja t’i sponsorizojë mediat, më saktë internet-portalet me video-spote për promovimin e turizmit, gjithë kjo në kulmin e pandemisë.
Është tejet e çuditshme si në kohë pandemie dhe të një krize ekonomike, e cila po troket në derë, qeveria i jep prioritet një projekti si ky, por edhe më skandaloze është fakti se do të zgjidhet një kompani e cila pastaj do të vendosë se cilat portale do të marrin nga këto mjete financiare me kritere të padëgjuara deri më tani. Sip duket, listën e tyre do e përpilojë Qeveria me portalet e pëlqyera.
Në kohën kur vetëm 3% e popullatës janë vaksinuar, nuk ka si komentohet ndryshe ky hap i qeverisë, përpos si një tentativë për rritjen e trysnisë mbi mjetet e informimit, për t’i korruptuar mediet, për të tentuar blerjen e tyre, si dhe për shpagim të medieve “të tyre’’ në prag të zgjedhjeve lokale.
Nisur nga kjo, i apelojmë Qeverisë që t’i përgjigjet kërkesës së punëtorëve turistikë dhe mjetet t’ua transferojë atyre si ndihmë, që ata vetë të kujdesen për reklamim të turizmit vendor.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA