3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA me platformë online! “Paraqite problemin, fito të drejtën e shtetësisë!”

ASH-AAA me platformë online! “Paraqite problemin, fito të drejtën e shtetësisë!”

shtetësia.mk është platforma në të cilën qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin problemin e tyre për marrjen e shtetësisë.

Kjo platformë online u prezantua nga Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, koalicion i cili edhe në kuvend ka propozuar ndryshime në Ligjin për shtetësi.  

Lideri i ASH-së Ziadin Sela, tha se si pasojë e ligjit aktual, shumë persona kanë mbetur pa shtetësi që më pas iu është pamundësuar të konkurrojnë për punë.

 “Ky duhet të jetë një element shtesë që këto njerëz të cilët nuk kanë pasur të drejtën të konkurrojnë në tregun e punës lind pyetje logjike, a i takon të paktën një pension. Një gjyshi ose gjysheje e cila sot edhe po ja dhe shtetësinë ai nuk konkurron dot në tregun e punës”, tha Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Lideri i Alternativës tha se 95% e atyre që u mohohet e drejta e shtetësisë kanë lindur në Maqedoninë e Veriut.

 “Halli jonë është të realizojmë një të drejtë elementare të qytetarëve të këtij vendi që të pajisen me shtetësi ata njerëz që shteti ua ka pamundësuar.

Krejt ideja jonë qëndron këtu ku bazohet tek e drejta elementare njerëzore që një njeri i cili i plotëson kushtet që të ketë shtetësi që ka lindur këtu. Shumica mbi 95% sipas të dhënave tona janë që kanë lindur këtu”, u shpreh Afrim Gashi – kryetar i Alternativës.

Siç u prezantua, në këtë platformë të dhënat që do të grumbullohen nga qytetarët që kanë problem me marrjen e shtetësisë, do të shërbejnë si bazë për debat dhe aprovim të ndryshimit të ligjit aktual për shtetësi, me anë të të cilit kërkohet lehtësime në procedurën e marrjes së shtetësisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments