7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA I BËN THIRRJE MINISTRIT BOÇVARSKI T’I JEP FUND KAOSIT URBANISTIK NË...

ASH-AAA I BËN THIRRJE MINISTRIT BOÇVARSKI T’I JEP FUND KAOSIT URBANISTIK NË STRUGË, MERKOS TI MEREN KOMPETENCAT

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i ka bërë thirrje Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski që të mos nënçmojë intelegjencën e opinionit në përgjithësi dhe qytetarëve të Strugës në veçanti, por t’i jep fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë.

Ja reagimi i plotë i Koalicionit ASH-AAA:

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski që të mos nënçmojë intelegjencën e opinionit në përgjithësi dhe qytetarëve të Strugës në veçanti, por t’i jep fund krimit dhe kaosit urbanistik në Strugë.

Sot ministri Boçvarski, duke dashur të mjegullojë opinionin dhe t’i ikë përgjegjësisë lidhur me kërkesën e sektorit civil, vazhdoi me ping-pongun e kompetencave mes pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Kujtojmë ministrin se ministria që ai drejton dhe Qeveria ku ai bën pjesë, në shumë raste madje edhe pa të drejtë, kur u është kujtuar ua kanë marrë kompetencat kryetarëve të komunave të drejtuar nga opozita shqiptare. Të njëjtën gjë, tani me shumë të drejtë mund ta bëjë edhe me Strugën për t’i dhënë fund kapadahillëkut të Ramiz Merkos dhe të shpëtojë qytetarët dhe statusin e Liqenit në  UNESCO.

Ministri Boçvarski sot deklaroi se zgjedhjet lokale janë zgjidhje për diciplinimin e Merkos. Duam t’i kujtojmë atij se kur bëhet fjalë për interesa të LSDM-së dhe pazareve të tyre, ata që moti i kanë diciplinuar funksionarët e BDI-së. Kur jemi tek zgjedhjet, qytetarët e mbajnë mend mirë se si lideri i tij, Zoran Zaev shkoi deri në Strugë për ti dhënë mbështetje Merkos kundër opozitës shqiptare, ndërsa aktualisht LSDM është në koalicion me BDI-në në Këshillin komunal në Strugë ku mbështet dhe miraton çdo gjë që ben Merko dhe klani i tij

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments