2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeA po zvarriten ndryshimet e ligjit për shtetësi? Ilire Dauti ASH: Obligimet...

A po zvarriten ndryshimet e ligjit për shtetësi? Ilire Dauti ASH: Obligimet tona i kemi kryer, komisioni ka mundur të thirret deri tani

Opozita shqiptare dhe Qeveria ka javë që kanë pohuar se janë marrë vesh për ndryshimet e ligjit për shtetësinë, por asnjë lëvizje nuk ka ndodhur deri më tani. Deputetja e koalicionit Aleanca-Alternativa, Ilire Dauti, pohon se që para dy javësh i kanë kryer të gjitha obligimet që dilnin nga marrëveshja me Qeverinë lidhur me Propozim Ligjin për shtetësi.

“Nga ajo ditë e këndej është dashur të thirret Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, obligim i marrë nga ana e tyre, sepse Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri kryesohet nga radhët e tyre që realisht deri më tani ka pasur kohë të mjaftueshme të ishte thirrur. Sigurisht për rëndësinë e ligjit mendojmë se nuk duhet humbur kohë dhe Komisioni të thirret sa më shpejt”, i tha TV21 deputetja Dauti.

Amendamentet i janë dorëzuar koordinatorit të LSDM-së, Jovan Mitrevski, i cili më pas është dashur t’i dorëzojë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, por thotë se të enjten është informuar se amendamentet janë mbi bazën e asaj që opozita dhe pushteti janë marrë vesh.

“I kam marrë. Pres që këtë javë të përfundojë procedura. Nuk janë dorëzuar në komision sepse afati për amendamente ka kaluar që atëherë kur u bllokua nga VMRO-DPMNE-ja. Në seancën e komisionit duhet të propozohen si amendamente të komisionit. Të enjten mora informacion se janë në përputhje me atë që jemi dakorduar”, pohoi Mitrevski për TV21.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Mile Talevski, për TV21 konfirmon se afati për dorëzim të amendamenteve ka përfunduar dhe se tani “mbetet vetëm mundësia që të propozohen dhe të miratohen amendamente brenda komisionit në vazhdimin e seancës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri”.

Gjithsej koalicioni ASh-Alternativa ka dorëzuar 10 amendamente përmes së cilave do të ndryshohet ligji për marrje të shtetësisë. Qëllimi i ndryshimeve është lehtësimi për marrjen e shtetësisë. Për arritjen e kësaj koalicioni opozitar shqiptar përmes mijëra amendamenteve pati bllokuar disa ligje në Kuvend, sepse pr/ligji i tyre po ashtu u pat bllokuar me amendamente nga opozitarja VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments