8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: BDI KA KEQPËRDORUR INSTITUCIONET PËR TU PROMOVUAR NË FORUMIN E PRESPËS

ASH-AAA: BDI KA KEQPËRDORUR INSTITUCIONET PËR TU PROMOVUAR NË FORUMIN E PRESPËS

Koalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se BDI ka keqpërdorur  institucionet për tu promovuar në Forumin e Prespës. Deputeti Elmi Aziri nga ky koalicion akuzoi ministrin e Jashtëm Bujar osnmani se e ka shfrytëzuar Forumin për promovim partiak dhe ka keqpërdorur mysafirët ndërkombetar për llogari të partisë dhe liderit të tij, të cilët për dy dekada mbajtën bllokuar zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit duke e kthyer vendin nën qeverisje regjimi.  Duke marrë parasysh faktin se kjo konferencë është e fokusuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale në rajon, Aziri theksoi se  nuk ka sesi të mos bie në sy mungesa e autoriteteve bullgare, në kohën kur kontesti me Sofien po pengon hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, kjo natyrshëm ngre dilemën nëse pala bullgare ka bojkotuar konferencën apo nuk është ftuar fare.

Elmi Aziri, deputet nga rradhët e kooalicionit

“Me këtë ngjarje, udhëheqësit e BDI-së edhe një herë dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj të dialogut demokratik, zhvatësit më të korruptuar të pasurisë publike dhe manipulatorët më të mëdhenj të agjendës së integrimeve. Aleanca për Shqiptarët do të njoftojë përfaqësitë diplomatike të vendeve mike për këtë keqpërdorim të ulët e të turpshëm nga ana e BDI-së, me çka u devalvua edhe dialogu i brendshëm edhe dialogu rajonal”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments