9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeASh-AAA: BDI duhet të bie nga pushteti, Hoxha: Në Gostivar qytetarët e...

ASh-AAA: BDI duhet të bie nga pushteti, Hoxha: Në Gostivar qytetarët e dinë se kë duhet të votojnë

Edhe një javë deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. VMRO-DPMNE dhe LSDM veç më kanë bërë të ditur se cilin kandidat dhe cilën parti do ta mbështesin në raundin e dytë. Mbetet dilemë se kë do të mbështesë ASh-AAA, në Tetovë dhe në Zhelinë. Nga ky koalicion thonë se mbeten në qëndrimin se BDI duhet të largohet nga qeverisja e çdo komune.

“Mbetemi në qëndrimin se BDI duhet të bjerë si nga pushteti lokal në Tetovë, Zhelinë, Çair, Tearcë, Strugë, Dibër, ashtu dhe nga ai qendror. Presim që edhe partitë e tjera shqiptare të konfirmojnë zotimet e njëjta që i kanë bërë gjatë fushatës parazgjedhore”, thanë nga ASh-AAA.

Koalicioni ASH-AAA në raund të dytë garojnë në komunat: Çair, Gostivar, Strugë, Dibër dhe Tearcë. Lëvizja Besa për Tetovën kërkon mbështetja nga të gjitha partitë duke përfshirë edhe ASH-AAA, por në pyetjen se Besa a do ta mbështesin Taravarin në Gostivar, Arjanit Hoxha u përgjigj se votat e qytetarëve askush nuk i mban në çantë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments