Artan Grubi: Statusi i UÇK-së u zgjidh nëpërmjet institucioneve (Video)

29

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi, vlerëson se statusi i Ushtrisë Çlirimtarë Kombëtare (UÇK) është zgjidhur nëpërmjet institucioneve, shkruan gazeta LAJM. Ai, tha se shumë pjestarë të UÇK-së mbajën pozita të rëndësishme në shtet. Ai numëroi disa shembuj ndërsa përmendi edhe rastin e Talat Xhaferit, i cili dikur ishte pjesë e UÇK-së ndërsa sot drejton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Është interpretim goxha i gjërë i çështjes dhe unë shpesh e them se statusi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është i zgjidhur nëpërmjet institucioneve. Shifeni ku është Talat Xhaferi, ku është Ali Ahmeti, apo deputetë si Berat Ajdari dhe gjithë të tjerët, drejtorë…Kështu që integrimi i ish ushtarëve u bë nëpërmjet institucioneve. Vetë këtu ku jam unë në ministri gati se gjysma janë ish ushtarë dhe punojnë në administratë. Mund të ketë raste individuale të pakënaqësisë por unë vlersoj se integrimi në një shoqëri kohezive tashmë ka ndodhur dhe gjithsesi dhe gjithmonë ka mundësi për të qenë më mirë dhe për të përparuar më shumë“, u shpreh Grubi.