11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Jo vendime të njëanshme, por me konsensus

Artan Grubi: Jo vendime të njëanshme, por me konsensus

Lidhur me kërkesat e partive maqedonase për riaktivizim të skenës politike, nëpërmjet rikthimit të Kuvendit tashmë të shpërndarë, si kërkesë e LSDM-së apo nëpërmjet kërkesës së VMRO-së për takim të liderëve, BDI ka theksuar se nevojitet pajtueshmëri e gjerë për vendime të rëndësishme, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“BDI mbetet në qëndrimin që të gjitha vendimet e rëndësishme duhet të merren në mënyrë konsensuale me mbështetje të gjerë. Forma për arritjen e konsensualitetit është më pak e rëndësishme nga mbështetja dhe respektimi i marrëveshjes së arritur. Datat për formimin e Qeverisë teknike, shpërndarja e Parlamentit, zgjedhjet e parakohshme por edhe shtyerja e këtyre zgjedhjeve, ishin marrë me konsensualitet dhe mbështetjen e të gjithëve. Të gjithë aktorët tani duhet sërish me konsensualitet të merren vesh për hapat e mëtejshëm, qoftë përmes telefonit, përmes video lidhjeve ose në forma tjera” ka deklaruar Artan Grubi i BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments