16.5 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeArrijnë në Prokurori 380 lëndët që kërkoheshin nga Policia Financiare

Arrijnë në Prokurori 380 lëndët që kërkoheshin nga Policia Financiare

 Para dhjetë ditëve, në Prokurori kanë arritur 380 lëndët të cilat ky institucion i kërkonte nga Policia Finansiare, të cilat ishin hapur nga kallëzime anonime penale. Kërkesën e tillë e pati bërë që para dy muajve prokurorja Villma Ruskovska, pak para ishte kryer bastisja përshkak dyshimeve për punë joligjore

Më saktë, me urdhër të basitjses dhe kërkesave për të dhëna nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare u kërkuan denoncime anonime penale të dorëzuara nga viti 2018 deri në ditën e bastisjes. Dyshimet janë se janë hapur kallëzime anonime me qëllim që të shantazhohen qytetarë apo firma të ndryshme.

Tani lënda e ngritur kundër ish drejtorit të policisë financiare, Arafat Muaremi, është në kompetencë të prokurores Lile Stefanova. Nga Prokuroria thonë se në mënyrë aktive po punojnë në lëndën.

Pikërisht për këtë lëndë, prokurori republikan ngriti procedurë disiplinore kundër Villma Ruskovskës, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, ndërsa Ruskovska u suspendua. Joveski tha se ajo bastisje ka qenë joligjore.zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments