20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeArrijnë 12 respiratorë në Shkup, donacion i Bashkimit Evropian

Arrijnë 12 respiratorë në Shkup, donacion i Bashkimit Evropian

Si pjesë e ndihmës së projektuar të Bashkimit Evropian për nevojat urgjente mjekësore, sot në Shkup arritën 12 pajisje për frymëmarrje të asistuar – respiratorë, si dhe pesëmijë maska mbrojtëse „N95“. Prokurimi është realizuar përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si institucion kompetent për koordinim të ndihmës së huaj në vend.

Respiratorët janë prodhim i Kores së Jugut, dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 prill, mbetet që përmes UNOPS-it të sigurohen edhe tetë pajisje të tjera të frymëmarrjes, apo gjithsej 20. Në kuadër të ndihmës së Bashkimit Evropian, në vazhdimësi po arrijnë pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse sipas listës së konfirmuar të prioriteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments