9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeArrihet marrëveshja për zgjedhjet lokale mes VMRO-ASH-AAA

Arrihet marrëveshja për zgjedhjet lokale mes VMRO-ASH-AAA

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Në një komunikatë të përbashkët të këtyre tri partive thuhet në takimin që është zhvilluar në Kuvend mes kryetarëve të tri partive, Hristijan Mickovski, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi është diskutuar për mundësinë për bashkëpunim opozitar që sipas tyre ka për motiv kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI.

“Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët,, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera”, thuhet në komunikatën e publikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments