9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeArijanit Hoxha thotë se Teuta Arifi se meriton edhe një mandat

Arijanit Hoxha thotë se Teuta Arifi se meriton edhe një mandat

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa dhe Ministër i Bujqësisë Arjanit Hoxha tha sot se vetë BDI nuk i beson fitores në Tetovë sepse e dinë se nuk i ka hije Tetovës që të udhëhiqet nga Teuta Arifi informon Tetovasot .
Pa hyrë shumë në polemika, si pjesëtar i Qeverisë e kam patjetër të them se Teuta Arifi ka mbështetjen vetëm të ministrave nga partia e vet (edhe aty nuk e di sa e ka mbështetjen por tek e fundit ajo është çështje e brendshme partiake e tyre) u shpreh Hoxha në një postim në rrjetin social facebook .
Me një fjalë, partnerët e koalicionit qeveritar garojnë me kandidatët e vet në Tetovë dhe komunat e tjera, prandaj nuk është korrekte që të krijohet huti ashtu si dëshiron BDI u shpreh ai.
Është e vërtetë se kjo qeveri ka ndihmuar shumë për Tetovën, po për fat të keq menaxhimi i Teuta Arifit edhe atë ndihmë nuk ka arritur që ta përdorë në shërbim të Tetovës dhe tetovarëve deklaroi Hoxha 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments