4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski për koalicionin me ASH-në dhe Alternativën: Është moment historik për të...

Mickoski për koalicionin me ASH-në dhe Alternativën: Është moment historik për të gjithë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me bashkëpunimin me ASH-në dhe Alternativën në zgjedhje lokale theksoi se kjo arritje është historike si për partinë e tij ashtu edhe për Maqedoninë.

“Arritëm koalicion që në rrethin e parë në zgjedhjet lokale në disa qytete. Do të mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna, do të mbështesim kandidatët për kryetar komune. Marrëveshja është aty ku kanë ASH dhe Alternativa kandidat, VMRO-DPMNE të mos kandidojë dhe anasjelltas”, tha Mickoski.

Ai theksoi se ky koalicion është ai koalicion që do t’i mposht ndarjet, krimin dhe korrupsionin dhe se do të dëshmojë se Maqedonia ka mundësi me politikanë që nuk janë LSDM dhe BDI.

“Presim nga ky koalicion t’i mposht ndarjet, krimin, korrupsionin, paaftësinë dhe mospasjen e strategjisë për zhvillimin e Maqedonisë. Është moment historik për qytetarë pa dallim të përkatësisë etnike”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments