-2.6 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajme“Arrestojeni menjëherë”, Bosnja & Herzegovina shpall në kërkim ndërkombëtar Milorad Dodik

“Arrestojeni menjëherë”, Bosnja & Herzegovina shpall në kërkim ndërkombëtar Milorad Dodik

Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i Republika Srpska, të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës, injoroi një urdhër-arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.Urdhërarresti ndërkombëtar është shpallur edhe për kryeministrin e njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç.

Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndesh tre personat në fjalë duhet t’i arrestojë menjëherë, pasi akuzohen për sjellje antikushtetuese.

Ndërkohë, mediat boshnjake raportojnë se Stevandiç ia ka mbathur për në Serbi.

Dodik nuk ka komentuar ende urdhërarrestin e ri, por në një postim në platformën ‘X’ thotë se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare, në mënyrë që të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend.

Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Gjykata e nivelit shtetëror të Bosnjës e dënoi Dodikun në fund të shkurtit për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar të vendit për paqen, Christian Schmidt, që përbën një akt kriminal. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.

Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.

Këto vendime janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror. (A2 Televizion)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments