20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaKronikëArrestohet gruaja nga Gostivari, i moshuari nga Tetova thotë se ajo ia...

Arrestohet gruaja nga Gostivari, i moshuari nga Tetova thotë se ajo ia mori paratë dhe çelësat e veturës

Në Tetovë dje rreth orës 17:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit.

Ajo është denoncuar më parë nga 81-vjeçari R.M. nga Çelopeku i Tetovës se në afërsi të sallës së sportit në Tetovë me dhunë i ka marrë paratë, çelësat e automjetit dhe dokumentet personale.

Nga MPB-ja njoftuan se ajo kërkohej me urdhër për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetëve.

Personi është dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments