Arrestohen edhe dy persona të tjerë pjesëmarrës në protestën e djeshme në Tetovë

36

Policia e Tetovës sot ndaloi edhe dy persona të tjerë për pjesëmarrje në protestën e djeshme në Reçicë të Vogël, kur një grup personash u përpoqën të kalonin përmes një kordoni policor për të arritur në selinë e partisë Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI). Deri më tani, pesë persona janë të ndaluar dhe po mbahen në stacionin policor të Tetovës.“Këtë mëngjes, dy persona të tjerë janë arrestuar, V.A. (lindur 1988) dhe A.S. (1991), të dy nga Tetova. Pesë personat u ndaluan në stacionin policor të Tetovës. Rasti është i dokumentuar dhe në koordinim dhe konsultim me Prokurorin Publik përgatitet një parashtresë e përshtatshme”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.