8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePse Franca është e zemëruar me marrëveshjen trepalëshe SHBA, Britani dhe Australi?

Pse Franca është e zemëruar me marrëveshjen trepalëshe SHBA, Britani dhe Australi?

Qeveria franceze thotë se u tradhtua kur Australia u tërhoq nga marrëveshja e tyre ekzistuese e mbrojtjes prej shumë miliarda dollarësh të nëndetëseve me energji bërthamore gjersa ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Përpjekja për t’i dhënë Australisë nëndetëse me energji bërthamore, një hap i madh drejt kundërvënies ndaj Kinës, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden punon për të krijuar mbështetjen ndërkombëtare për qasjen e tij ndaj Pekinit, është pjesë e një partneriteti të ri trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe të quajtur “AUKUS”.

Zyrtarë të rangut të lartë francez thanë se marrëveshja AUKUS ishte një goditje pas shpine dhe një veprim që “tregon një mungesë koherence”.




Pse Franca është kaq e zemëruar për marrëveshjen trepalëshe?

Franca do të humbasë ekuivalentin e 65 miliardë dollarëve amerikanë nga një marrëveshje ekzistuese për t’i siguruar Australisë nëndetëse konvencionale, me naftë.

Marrëveshja e anuluar me Francën, një eksportues i madh global i armëve, pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik në sektorin francez të mbrojtjes. Franca gjithashtu do të humbasë strategjikisht në Indo-Paqësorin, ku vendi ka interesa të rëndësishme.

Të enjten, pasi u njoftua marrëveshja e nëndetëseve me energji bërthamore me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, Australia njoftoi zyrtarisht se do të tërhiqej nga kontrata e saj e mëparshme për nëndetëset konvencionale me Francën. Marrëveshja me Parisin ishte në punë prej vitesh, transmeton Telegrafi.

Australia më parë kishte planifikuar të blinte 12 nëndetëse konvencionale të klasit të sulmit nga ndërtuesi i anijeve franceze Naval Group, i cili mposhti me sukses ofertat konkurruese gjermane dhe japoneze në 2016.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments