4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeArrestimi i diplomatit në Serbi, Osmani hedh fajin te MPB

Arrestimi i diplomatit në Serbi, Osmani hedh fajin te MPB

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për shkak të kryesimit që vendi do të merr me OSBE-në, është vendosur që numri i diplomatëve të shtohet, dhe për këtë shkak i është vazhduar mandati diplomatit Mile Milenov, i cili sipas ministrit ka plotësuar kushtet.- Advertisements –

“Rreth asaj pse është dërguar. Sepse ne marrim kryesimin me OSBE-në, ne morëm vendim që Misioni i OSBE-së ta rris numrin e diplomatëve nga tre, që janë momentalisht, në mbi 15 diplomat. Ekskluzivisht për shkak të kryesisë. Ai ka plotësuar tre kushtet, ka pasur certifikatë nacional, dhe ka qenë mbi 2 vjet në ministri”, deklaroi Osmani.

Osmani fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për lëshime në procesin e pajisjes me certifikatë të sigurisë.

“Ne nuk kemi mënyrë për t’i kontrolluar. Unë nuk mund ta di nëse ka hetime edhe për diplomat tjerë. Për mua si ministër është e rëndësishme të dijë nëse ka certifikatë. Nëse ka certifikatë, atëherë dikush tjetër garanton për sigurinë e këtyre qytetarëve. Mile Milenkovski është pajisur me certifikatë në shkurt të 2019 me afat për pesë vjet, deri 2024. Me këtë ai ka pasur të drejtë të ketë qasje deri tek dokumentet”, deklaroi mes tjerash Osmani.

Ministri Osmani pranoi se MPB ka dërguar letër deri tek MJP për diplomatët në fjalë, por që pas përgjigjeve procesi i komunikimit mes institucioneve është ndërprerë. Osmani tha se njëri prej dy diplomatëve tjerë që përflitet se është përfshirë në skandal është në pension ndërsa tjetri ka qenë në pushim vjetor, por që të dy tashmë janë suspenduar.

“Ka pasur kërkesë, jemi përgjigjur që po kanë pasaportë diplomatike, nuk kanë qenë në udhëtim zyrtarë në vitin 2018, dhe nuk ka pasur përgjigje kthyese. Ne nuk kemi pasur asnjë paralajmërim që ka fltarrest të kuq, siç thuhet në MPB, rreth diplomatit në fjalë derisa ishte ndaluar. Unë ende nuk kam informacione nëse edhe të tjerët që përmenden kanë fletarrest edhe pse në përgjegjësinë time kam suspenduar edhe dy pasaportat diplomatike”, pohoi Osmani.

Osmani paralajmëroi reforma në procesin e verifikimit të diplomatëve dhe tha se nuk do të lejojë që të prishet imazhi i MPJ-së.

“Nuk do të lejojë që për disa kriminelë, dikush ta prish imazhin e Ministrisë dhe besoni sado që të tingëllon keq…do të iu them se më vjen mirë që është drejtuar, sepse në të kundërtën do të vazhdonte të kishte pasaportë diplomatike, të kishte certifikatë nacionale, të mbetej në Ministri dhe të kishte qasje në dokumente”, tha mes tjerash Osmani.

Ndryshe, diplomati maqedonas pranë OSBE-së, Mile Milenkoski dyshohet se është arrestuar në Serbi me kërkesë të Interpolit  austriak, pasi i njëjti  ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar lidhjet diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë.  Jozyrtarisht thuhet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sërë veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim. Për rastin në fjal[, kryeministri Zoran Zaev sot tha se priten informacione konkrete nga Armenia.

Ndërkaq ditë më parë, ish kreu i diplomacisë maqedonase,  zv/kryeministri aktual  për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov mohoi të ketë vazhduar mandatin e diplomatit në fjalë, ndërsa tha se nuk ka informacione si i njëjti ka vazhduar punën në Misionin e OSBE-së në Vjenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments