17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme“Ariu polar po troket në derë”, Ali Ahmeti duket se nuk e...

“Ariu polar po troket në derë”, Ali Ahmeti duket se nuk e ka shqetësim opozitën e bashkuar, ja çfarë pritet të thotë nesër në fjalimin e tij

TV21 ka siguruar fjalimin e nesërm të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Në fjalim Ahmeti pritet të promovojë Bujar Osmanin si kandidat të BDI-së për zgjedhjet presidenciale, por edhe të kushtëzojë me realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti fjalimin pritet ta nisë duke folur për rrezikun nga ndikimi rus në vend dhe rajon.

Ariu polar po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë tonë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike në vendin tonë, në media, në shoqëri civile, në ekonomi, në infrastrukturë, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Presidenti Rus Putin, Ministri i Jashtëm Lavrov, deklaruan që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është vija e zjarrit për Rusinë si dhe u rreshtuan kundër anëtarësimit tonë europian”, thuhet mes tjerash në fjalimin në të cilin kishte qasje TV21.

Në vijim ju sjellim fragmente nga fjalimi, që u komentuan në lajmet qendrore të TV21 nga gazetarët Artan Nuhiu dhe Besir Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments