19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaArdern: Zelanda e Re përkohësisht e eliminoi Kovid-19

Ardern: Zelanda e Re përkohësisht e eliminoi Kovid-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Arderen sot deklaroi e me sukses është ndërprerë përhapja e Kovid 19 në vend gjegjësisht se përkohësisht është eliminuar koronavirusi i ri.

Lajmi u paraqit disa orë para se Zelanda e Re ta shfuqizojë nivelin më të lartë të distancës fizike.

Prej nesër disa biznese sekondare fillojnë me punë, ndërsa aktivitetet shëndetësore dhe arsimore vazhdojnë edhe pse kërkohet që njerëzit ende të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe t’i shmangin kontaktet fizike.

Zelanda e Re deri tani ka konfirmuar 1.500 raste të Kovid 19 dhe 19 raste të vdekjes.

“Bizneset do të fillojnë, por jo edhe jeta jonë sociale. E fituam betejën, por duhet të qëndrojmë të kujdesshëm”, deklaroi Ardern.

Ajo potencoi se megjithëse shifrat në ditët e fundit tregojnë se Zelanda e Re ka arritur qëllimin e saj për të eleminuar Kovid-19, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë raste të reja, por që numri i rasteve të reja do të zvogëlohet dhe do të jetë më e lehtë të kontrollohet situata.

Në Zelandën e Re deri tani janë konfirmuar 1.469 raste, janë shëruar 1.180 persona, ndërsa kanë vdekur 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments