4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi ish ministër i MASH-BDI, reagon për shqipen në QIK: Koalicioni...

Arbër Ademi ish ministër i MASH-BDI, reagon për shqipen në QIK: Koalicioni i Aleancës dhe Besës të papjekur politikisht, kanë për qëllim të nxisin tensione ndëretnike

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj largimit të gjuhës shqipe nga Qendra Kulturore Informative në kuadër të Qytetit të Shkupit pas emërimit të drejtorit të ri, kuadër i partisë opozitare “Levica”, transmeton TV21.

Ademi akuzon se koalicioni siç e quan ai, “Levica” e përbërë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa, shkelën Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe kjo bëhet me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike.Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Kushtetutën e vendit. Si do të dukej një qeverisje e koalicionit Levica e përbërë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa më së miri demonstrohet me largimin e paligjshëm të përdorimit të gjuhës shqipe nga Qendra Informative Kulturore, institucion ky në kuadër të Qytetit të Shkupit. Ky akt nga ana e drejtorit të QIK të koalicionit VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta pasi me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike”, tha Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments