Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha se është iniciuar proces për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë, që siç tha, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po i pengon qeverisë. Ademi tha se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta destabilizoj shtetin me vendime antikushtetuese”.
“Në Gjykatën Kushtetuese, në proces e sipër tani është edhe lënda për heqjen e kuotave etnike nga akademia për gjyqtarë dhe prokurorë. Pra përfaqësimi i drejt dhe adekuat në akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë i pengon kësaj qeverisje dhe kanë gjetur institucionin parapolitik që nuk pyet për kushtetutë, nuk pyet për ligj se çfarë vendimesh duhet të merren”, deklaroi Ademi.
