Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka parashtruar disa pyetje për kreun e BDI Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij.
Taravari në këtë rast pyet se cili është interesi i presidentit serb Vuçiq ku e cilësoi atë si lider, pse po e përjetojnë me ankth bashkëpunimin e opozitës dhe pse Vuçiq mundohet të bëj fushatë për Ahmetin.
Pas deklaratës së djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta fitojë në zgjedhje Ali Ahmetin dhe ta rrëzojë BDI-në në mënyrë që të qeverisë vet ai, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i parashtron disa pyetje të cilat i dinë dhe mund të përgjigjen vetëm Aliu dhe Aleksandri, ka shkruar mes tjerash Taravari.
Postimi i plotë:
Pas deklaratës së djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta fitojë në zgjedhje Ali Ahmetin dhe ta rrëzojë BDI-në në mënyrë që të qeverisë vet ai, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i parashtron disa pyetje të cilat i dinë dhe mund të përgjigjen vetëm Aliu dhe Aleksandri.
- Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?!
- Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiq?
- Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?
- Si ka mundësi që një serb si Vuçiq që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët(përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj fushatë Ali Ahmetit?