11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeAltrim Mamuti sekretari gjeneral i PDE: Aleksandër Vuçiç deklarohet kundër Frontit Europian...

Altrim Mamuti sekretari gjeneral i PDE: Aleksandër Vuçiç deklarohet kundër Frontit Europian dhe në mbështetje direkte të palës tjetër!

Altrim Mamuti, sekretari gjeneral i PDE ka komentuar ndodhitë e fundit në vend lidhur me deklaratën e presidentit serb Vuçiq duke thënë se tashmë ai po i jep mbështetje direkte palës tjetër opozitës e jo Frontit Europian.

Presidenti i Sërbisë dhe populli atje paskan shumë interesim për zgjedhjet këtu duke u bërë favor krerëve opozitarë këtu që të dalin me deklarata dhe shkrime qesharake e manipuluese për këtë situatë, shkruan mes tjerash Mamuti. Postimi i plotë: Aleksandër Vuçiç kundër Frontit Europian,dhe në mbështetje direkte të palës tjetër!

Tha: Kurti don ta fitoje Aliun, presidenti i Sërbisë duke e ditur mentalitetin shqiptarë se e mbështetin z.Kurti e luan kartën politike e udbasheske publikisht duke akuzuar Z.Kurti se don të fitoj z.Ahmeti duke na treguar neve se qenka i shqetësuar për zgjedhjet këtu ku vet z.Kurti deklarohet se nuk garon tek ne! Presidenti i Sërbisë dhe populli atje paskan shumë interesim për zgjedhjet këtu duke u bërë favor krerëve opozitarë këtu që të dalin me deklarata dhe shkrime qesharake e manipuluese për këtë situatë!

Nëse unë do isha Aleksandri dhe do doja ta dëmtoja politikish z.Ahmeti do e jepja të njejtën deklaratë, që në opinion të duket se jam i shqetësuar se do humbka një politikan që presidentit serb i vika keq, e njëkohësisht do i hapja rrugë të tjerëve që ta sulmojn të njejtin ashtu siç edhe po ndodhë! Reagim nga Altrim Mamuti – PDE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments